Tiranë, 10 janar 2011, NOA – Drejtoresha e menaxhimit të Bankës Botërore, Ngozi Okonjo-Iweala, e cila ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë, deklaroi në një kojnferencë të përbashkët me kryeministrin Sali Berisha se ritmi i zhvillimeve të Shqipërisë gjatë 20 viteve të fundit ka qenë i jashtëzakonshëm. Zonja Iweala theksoi se tashmë Shqipëria i takon grupit të vendeve me të ardhuara mesatare.
Në këtë konferencë të posaçme, përfaqësuesja e Bankës Botërore uroi për këtë arritje mbresëlënëse të popullit shqiptar sikundër tha ajo, edhe kryeministrin Berisha.
Sipas saj këto arritje kanë sjellë uljen e varfërisë një fakt i rëndësishëm ky për Bankën Botërore.
“Shqipëria është përballur më së miri me krizën ekonomike globale duke ruajur stabilitetin e saj ekonomik”, tha zonja Ngozi Okonjo-Iweala.
Duke nënvizuar se BB së bashku me agjenci të tjera ka qenë partnere bashkëpunimi për dy dekada me Shqipërinë, përfaqësuesja e BB-së shprehu solidaritetin me banorët e veriut të vendit që përballuan një situatë të vështirë përmbytjesh.
Në këtë kontekst, zonja Iweala premtoi se “Kemi stabilizuar një fond prej 1 milarde dollarësh për të ndihmuar në stabilizimin e situatës së përmbytjeve. Ndërkohë, po diskutojmë edhe për një shumë prej 20 milionë dollarësh për stabilizimin e digave në këtë zonë”, tha përfaqësuesja e Bankës Botërore. Vijon..
mit/NOA