English

Një gazetare në Iran dënohet me burg dhe kamzhik

Iran, 10 janar, NOA Në Iran, gazetarja dhe veprimtarja e të drejtave të njeriut, Shiva Nasar Ahari u dënua sipas opozitës me katër vjet heqje lirie dhe 74 fshikullime me kamzhik.

Një gjykatë revizioni e konsideroi 26 vjeçaren fajtore për komplot kundër republikës islamike dhe për "luftë kundër Zotit", bën të ditur faqja opozitare e internetit Kaleme.com. Në shkallë të parë, Nasar Aharin e dënuan në shtator me gjashtë vjet heqje lirie.

KOMENTE