English

Obama-Sarkozy takim për krizën ekonomike

SHBA, 10 janar, NOA- Presidenti francez, Nikola Sarkozi do të zhvillojë gjatë ditës bisedime me homologun e tij amerikan Barak Obama.

Pritet që Sarkozi do të kërkojë nga Obama të mbështesë ndryshimet në sistemin global financiar.Sarkozi mendon se sistemi monetar global duhet të jetë shumëpolar dhe jo të mbështetet vetëm mbi dollarin amerikan.

Franca aktualisht ka kryesinë e G8-ës, që përfaqëson tetë ekonomitë më të industrializuara në botë.

a.k/NOA

KOMENTE