Vatikan, 10 janar, NOA - Në fjalimin e tij para përfaqësuesve të trupit diplomatik të akredituar në Selinë e Shenjtë, Benedikti XVI ka thënë se edukimi seksual i fëmijëve përbën një tjetër kërcënim për lirinë fetare të familjeve në disa vende evropiane.
Bëhet fjalë për ato vende tha ai, ku është vendosur për pjesëmarrje në kurset e edukimit seksual ose që i përcjellin ato në konceptet e jetës civile, por që në fakt dhe reflektojnë një kundërshtim antropologjik për besimin dhe arsyen e drejtë.
Ndërkaq, ai u bëri thirrje autoriteteve të vendeve të Lindjes së Mesme, duke përfshirë Irakun, dhe "udhëheqësit fetarë muslimanë" që të punojnë me shokët e tyre në drejtim të faktit që qytetarët e krishterë të këtyre vendeve të mund të jetojnë në siguri.
n.e/NOA