Tiranë, 10 janar, NOA – Gripi i Derrit , ose siç njihet në gjuhën mjekësore virusi A/H1N1, ka rikthyer alarmin e mjekëve për një shfaqje të tij në vendin tonë. Virusi i gripit që është cilësuar si ndër më të rrezikshmit, mund të shfaqet gjatë muajit shkurt.
Apeli për marrjen e masave është dhënë sot nga ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili gjatë një takimi të zhvilluar me mjekët e familjes. Në fjalën e tij, ministri vlerësoi se situata është nën kontroll dhe nga ka vend për apele të parakohshme. Ai tha se “ në Shqipëri nuk ka asnjë viktimë nga A/H1N1”.
Por nga ana tjetër ai ka theksuar se për marrjen e masave do të përdoret e njëjta metodë si ajo e një viti më parë. Ministri theksoi se masat e marra një vit më parë “kanë qenë të suksesshme. “Rezultat kanë qenë të mira dhe do të ndjekim të njëjtat procedura”, tha Vasili.
a.k/NOA (vijon...)