English

Ronaldinho ofendohet nga tifozët e Gremios

Brazil, 10 Janar NOA - Transferimi tek skuadra e Flamengos tashmë mund të themi se është drejt përfundimit dhe për këtë fakt tifozët e Grmios duhet thënë se nuk janë aspak të kënaqur.

Ata kanë kundërshtuar përgjatë gjithë kohës ish sulmuesin e Milanit Ronaldinho dhe këtë e kanë arritur nëpërmjet një manifestimi në Porto Alegrem, ku kanë sulmuar Dinhon në një diskotekë të Florianopolis.

Dinho, i cili kishte mbërritur në këtë lokal pasi kishte asistuar në një koncert të Amy Winehouse, pati fatin e keq të përballej me një grup tifozësh të Gremios, që e ofenduan dhe e detyruan të braktiste diskotekën.

r.b/NOA

KOMENTE