English

Rrëzimi i avionit në Iran, 77 të vdekur

Iran, 10 janar, NOA - Mediat shtetërore iraniane raportojnë se 77 persona kanë vdekur dhe 26 janë lënduar pas rrëzimit të një aeroplani me udhëtarë. Aksidenti ndodhi të dielën në veriperëndim të Iranit.

Zyrtarët thanë se moti i keq ka luajtur një rol kyç në rrëzimin e aeroplanit. Pamjet në televizione tregonin se aeroplani është ndarë në tre copa dhe është mbuluar nga bora.

Ka pasur një numër të madh aksidentesh të avionëve iraniane këto vitet e fundit. Flota e avionëve civilë të Republikes Islamike përbëhet nga mjete të vjetëruara, që përpos kësaj, as nuk mirëmbahen sic duhet.

Në muajin korrik, një avion pasagjerësh u mbulua nga flakët ndërsa ulej në Mashad, duke vrarë 17 persona. 10 ditë përpara kësaj, një avion i vjetër Tupolev mori zjarr në ajër e u rrëzua në veri të Iranit, duke i marrë jetën të 168 personave në bord.

NOA/RFE

KOMENTE