Shkodër, 10 janar 2011, NOA – Vodhën një banesë në bashkëpunim, por bien në prangat e policisë së Shkodrës dy adoleshentë. Burime nga kjo polici thanë për korrespondentin e agjencisë NOA se mbrëmë në orën 21.30 pas një hetimi efektivët e Komisariatit të Policisë së Shkodrës arrestuan 16 vjeçarin ?Xh. Kola, dhe 15 vjeçarin M. Camaj, që të dy banues në lagjen “Tre Heronjtë”, në qytetin e Shkodrës.
Duke mos bërë të ditur emrin e adoleshentëve, blutë e Shkodrës bëjnë të ditur se arrestimi i dy adoleshentëve u realizua pasi ata dje rreth orës 15.30, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, kanë vjedhur me thyerje një banesë në lagjen “10 Korriku”, në Shkodër. Policia pasi sekuestroi në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura në banesë, sqaroi se ato kapnin vlerën e 60.000 lekëve të rinj.
Në lidhje me rastin në fjalë dokumentacioni i mbledhur hetimor për dy adoleshentët Xh. Kola dhe M. Camaj, që akuzohen për veprën penale të vjedhjes në bashkëpunim i kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për ndjekje të mëtejshme.
mit/NOA