Bruksel, 10 janar, NOA - Gjendja e kushteve higjienike në spitalet e shteteve anëtare të Bashkimit Evropiane është sipas Komisionerit për Shëndetësinë John Dalli "alarmante". Çdo vit vdesin nga infektimet në spitale rreth 37.000 persona, ndërsa tek më shumë se katër milionë pacientë janë vërejtur shenja të infektimeve, deklaroi ai për gazetën gjermane "Die Welt".
Në këtë sektor nuk duhet të kursehet, tha komisioneri nga Malta. Ai sugjeroi si masë kundër kësaj dukurie përgatitjen permanente të personelit për mbrojtjen më të mirë të pacientëve.
Komisioni i Shëndetësisë pritet të marri masa konkrete për këtë çështje.
a.k/NOA