English

Speciale – Gjithçka për Topin e Artë 2010 (VIDEO)

Cyrih, 11 Janar NOA/ Rid Bulku - Lionel Messi është Topi i Artë 2010. Një surprizë e vërtetë në Cyrih, ku argjentinasi hodhi poshtë të gjitha parashikimet që ishin bërë në vigjilje të kësaj ceremonie, duke kaluar shokët e tij të skuadrës, Iniesta dhe Xavi, respektivisht të dytë dhe të tretë.

Kështu për Messin është përsëritur suksesi i vitit të kaluar. Spanja tashmë ndjehet si e mundur pasi, lojtarët e saj ishin pretendentë për fitim e Topit të Artë dhe kjo pas fitores së Botërorit.

Bëhet fjalë për edicion e parë të bashkimit të Topit të Artë dhe FIFA World Player.

Dhe vetë Messi, kur u kurorëzua me këtë çmim nga tekniku i Barçës, Pep Guardiola, mbeti i befasuar.

“Nuk prisja aspak diçka të tillë, - komentoi Messi në mes te emocioneve, - tani dua të ndaj këtë gëzim me shokët e mi të skuadrës së Barcelonës dhe me të gjithë argjentinasit.

Një tjetër çmim tepër i rëndësishëm ishte dhe Topi i Artë për trajnerin më të mirë të 2010, me të cilin u kurorëzua portugezi Hose Murinjo.

Tekniku akutal i Real Madridit vitin e kaluar arriti të bënte një tripletë me Interin duke fituar Kupën e Italisë, Ligën e Kampionëve dhe Kampionatin Italian, duke lënë pas në vendin e dytë teknikun kampion bote me Spanjën, Del Bosque, i cili duhet thënë se ishte më i akredituari për fitoren para ndarjes së çmimeve.

Vendi i tretë ishte i trajnerit të Barcelonës, Pep Guardiola.

Formacioni i zgjedhur nga FIFA me lojtarët më të mirë, në rolet përkatëse, është si më tej: Casillas (Real Madrid), Puyol (FC Barcelona), Pique (FC Barcelona), Lucio (Inter), Maicon (Inter), Iniesta (FC Barcelona), Xavi (FC Barcelona), Sneijder (Milan Inter), Ronaldo (Real Madrid), Messi (FC Barcelona), Villa (FC Barcelona).

r.b/NOA

{youtube}-QXWNfGBSyE{/youtube}

KOMENTE