Nju Jork, 11 Janar NOA - Me qindra njujorkezë kanë hyrë në metro, të veshur vetëm me të brendshmet e tyre për një performancë kolektive, ku që nga viti 2002, është mbajtur në 50 qytete në 24 vende të botës. Pjesëmarrësit në edicionin e dhjetë të “No Pants Subway Ride” u takuan në Manhattan, ku dhe pse temperaturat janë nën zero, ata kanë hequr pantallonat dhe fundet dhe kanë hyrë në metro me të brendshme, ku në mes të pjesëmarrësve u vu re një 76-vjeçar dhe një fëmijë vetëm nëntë muajsh.
“Nuk është një demonstrim i paligjshëm”, - bënë të ditur autoritetet, të cilat i ftuan pjesëmarrësit t’i vendosnin rrobat e tyre në qese të veçanta për të shmangur një kthim në shtëpi gjysmë-lakuriq.
r.b/NOA