Kohe, 10 janar, NOA - Koreja e Jugut ka refuzuar ofertën më të re për bisedime të Koresë Veriore komuniste. Kreu në Phenian më parë duhet të dëshmojë se e ka seriozisht kur flet për planet për heqjen dorë nga programi atomik, u tha në qarqet zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes në Seul.
Qeveria e Koresë së Jugut pret poashtu që Veriu të përgjigjet edhe për sulmet gjatë vitit të kaluar ndaj trupave të saj në një anije luftarake.
Koreja e Veriut deri tani ka hedhur poshtë përgjegjësinë për vrasjen e 46 ushtarëve të vendit fqinjë.
NOA/RFE