English

Vdekja absurde – Humb jetën nga dhurata e Krishtlindjes

Florida, 10 janar, NOA - Një masazhues që të merr jetën. Kjo është vdekja absurde që i ka ndodhur një gruaje 37-vjeçare me emrin Michelle Ferrari-Gegerson, nga Florida, e cila punonte si radiologe në një spital.

Michelle ishte në dhomën e saj të gjumit, duke provuar dhuratën e saj të Krishtlindjeve, një masazhues, dhe konkretisht, duke e kaluar atë në pjesën e pasme të qafës, aty ku edhe ndjente më shumë lodhje nga puna.

Por kur në mbrëmje bashkëshorti i saj erdhi në shtëpi, e gjeti të mbytur nga kjo pajisje, Çdo përpjekje shpëtimi e tij, ishte e kotë. Gruaja i vdiq e mbytur në duar.

Hetimi deri tani ka dhënë shpjegimin se masazhuesi elektronik e ka kapur për qafe Michelle si gjerdan dhe e ka mbytur.

Kujdes! Autoritetet nuk pranojnë të bëjnë të ditur markën e masazhuesit elektronik, por produkti në fakt, është ende rregullisht në treg.
Kjo nuk është hera e parë që pajisjet elektronike për përdorim në shtëpi të shkaktojnë aksidente fatale.

n.e/NOA

KOMENTE