SHBA, 10 Janar NOA - Samsung është e
gatshme për të hedhur në tregun e SHBA-së, në
bashkëpunim me kompaninë telefonike Verizon Wireless, një
version të zgjeruar të Tabletës së saj me sistemin operativ Android
Galaxy.
Ajo çka e dallon Samsungun e ri Galaxy Tab nga versioni aktual në treg është kompatibilieti me rrjetet e gjeneratës së katërt celular e bazuar në LTE.
Përmirësim ka pësuar gjithashtu dhe procesori, tashmë me një frekuencë prej 1.2 GHz (1.0 GHz modeli standard) dhe kamera e pasme me 5.0 megapixel, krahasuar me 3,2 megapixel të versionit bazë.
Për momentin nuk ka informacione në lidhje me çmimin dhe disponueshmërinë e Samsungut të ri Galaxy Tab.
r.b/NOA