English

Aferat e Metës me Priftin, ja biseda e plotë

Tiranë, 11 Janar 2011 NOA Update - “T’ua japim tenderin, pa e fituar? – PO.” Ky ka qenë vetëm një nga momentet skandaloze të një bisede konfidenciale mes zv/kryeministrit Ilir Meta dhe ish-ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti, e cila është duke u transmetuar me transkriptim momentalisht gjatë emisionit “Fiks Fare” në stacionin televiziv “Top Channel” ... Ajo nxjerr në pah sesi Meta dhe Prifti bisedojnë me njëri-tjetrin për emërime të detyrueshme në Albpetrol, për të vendosur në poste të rëndësishme edhe njerëz pa shkollë, vetëm me një urdhër të zv/kryeministrit. Ndër të tjera, në këtë bisedë të përbashkët përmenden edhe shifra përfitimi përqindjesh nga tenderimet ... Duket qartë në video se kemi të bëjmë me një regjistrim të kryer qëllimisht nga Dritan Prifti i cili herë pas here sheh nga kamera e vendosur pas tyre. Më poshtë pjesa e parë e bisedës së zbardhur: Meta - I gjen një zgjidhje. Prifti - Për kë? Meta - Tur Hajdarin. Prifti - Turin, ëhë. Meta - Turi Hajdarin, e para. Meta - E dyta, me Lushnjën unë kam një që duhet ta bësh inspektor. Kam detyrim, që e kam patur në shkollë, është marrë me LSI-në. Po qe se duhet bërë… Prifti - Pa diskutim që do ta bëjmë. Meta - E treta…. Prifti - Këtë me kontratë do ta vëmë? Meta - Me letra. Meta – E treta, me Albpetrolin çfarë do të bësh? Për Bekimin si do ta zgjidhësh? Prifti - Do ta zgjidh mos ki merak. Meta - Zgjidhe pra. Prifti - Ose ndoshta të bisedoj dhe një herë me Armon, do ta anulloj të parën .... MEta – Po mirë, anulloje, pse s'e bën?Anulloje! Meta - Gjeje! Prifti - Po te flas dhe nje here me Armon Meta - Po gjeje vetë. Po mos i zvarrit këto gjëra Meta - Tani per punën e hidrocentralit të Gimit. Meta- Tani, nuk e di në çfarë forme do të hysh ti o ku e di unë etj, etj Meta - Ky Gimi më tha mua, ne mund të bëjmë diçka diku te 7%. e.r/NOA

KOMENTE