English

Dizajni i LG-së merr sërish çmime nderi

Në konkurset If dhe Reddot. Dizajnet elegante, praktike dhe të lehta të LG-së vlerësohen nga dy juritë më prestigjioze të industrisë në botë Tiranë, 11 Janar 2011 NOA – Për të nëntin vit radhazi, LG Electronics (LG) është nderuar nga iF (Forumi Ndërkombëtar) dhe Reddot për ekselencë në dizajn. Ndërmjet konkurentëve nga 43 vende të botës dhe më shumë se 2700 produkteve që merrnin pjesë këtë vit në konkursin iF Design, LG çoi në shtëpi çmime nderi për 9 produkte, midis të cilëve televizorin NANO FULL LED 3D, frigoriferin me ngrirës poshtë, makinën larëse dhe furrën me valë të lehta solare. LG u nderua gjithashtu me red dot: çmim të madh për dizajnin e eko-paketës tij të ripërdorshme. Vetëm 6 nga 6369 kandidatët morën këtë çmim ekskluziv nga anëtarët e jurisë së red dot. Dizajni u dallua për përdorimin e materialeve që janë të riciklueshme dhe miqësorë me mjedisin si dhe për fleksibilitetin e tij të lartë- paketimi mund të përdoret si një kornizë fotoje ose mbajtës stilolapsi, midis të tjerave. “Dizajni ka qënë pjesë e ADN-së së LG-së që prej themelimit tonë dhe të qenit i vlerësuar me këto cmime vit pas viti është dëshmi që ne po bëjmë dicka në mënyrën e duhur,” tha Kun-pyo Lee, Drejtor i Qendrës së Dizajnit në LG Electronics. “Por vetëm pamja e mirë nuk ka qenë kurrë e mjaftueshme për ne. Ajo çka e bën të bukur produktin është mënyra sesi ai përmirëson jetën e konsumatorëve”. Disa nga produktet kryesore të vlerësuara në Konkusrin iF Design 2011 ishin: APCPCWM_4828539:WP_0000003WP_0000003 APCPCWM_4828539:WP_0000003WP_0000003 LEX8: Televizori NANO FULL LED 3D Falë teknologjisë së ndricimit NANO dhe panelit FULL LED, televizori LEX8 vazhdon të jetë vetëm 0.88cm i hollë dhe me një kornizë vetëm 1.25 cm të gjerë, pa diskutim televizori më i hollë dhe më i ngushtë FULL LED në botë. Me teknologjinë e tij të ndricimit NANO, modeli LEX8 krijon figura dydimensionale dhe 3D që janë më të qarta, më të buta dhe më të mprehta. Frigoriferi me ngrirës poshtë për tregun e BE-së Dizajni i ri tërheqës i ngrirësit dhe kontret e tij dy-ngjyrëshe sjellin një ndjesi klasi dhe moderne në kuzhinë. Duke bashkuar teknologjinë e LG-së Linear Compressor dhe një strukturë të këndshme brenda, ky produkt ka një kapacitet prej 385 litra, më i madhi i kategorisë së tij, cka do të thotë 50 litra më shumë depozitim krahasuar me ngrirësat standartë 2 metra të gjatë. Makina larëse 24 inc Makina larëse e ndritshme dhe me look modern e bën jetën më të lehtë për konsumatorët duke i lënë ata të përshtasin ose ndryshojnë parametrat e tyre të larjes nëpërmjet një ekrani të madh LCD dhe pjesës së kontrollit. Ky produkt vjen me Inverterin Direct Drive të patentuar nga LG-ja, e cila bën të mundur që makina të kontrollojë më mirë shpejtësinë e rrotullimit, levizjen e saktë të kazanit të brendshëm dhe lëvizjet majtas djathtas. Inverteri Direct Drive është gjithashtu pjesë kryesore e 6 teknologjive të kontrollit Motion të LG-së, e cila ofron një seri ciklesh që i përshtaten praktikisht cdo larjeje dhe lloji cope. FOCUS (PAR30): Ndriçimi LED LG FOCUS është dizenjuar që të përshtatet me furnizuesit ekzistues të energjisë, çka e bën atë një zëvendësues ideal për llampat konvencionale halogjene. Dizjani i saj- një hinkë e nxehtë me alumin- bashkon lehtësisht fijet e ndriçimit dhe të brendshmet, ndërkohë që jetëgjatësia e shtuar dhe konsumi i pakët i energjisë e bëjnë atë një produkt ekologjik. Qoftë ndezur ose jo, FOCUS ka një flash dekorativ. e.t/NOA

KOMENTE