English

Drejtuesit e xhamive: Të lejohet mbajtja e shamisë në shkolla

Tiranë 11 janar, NOA - Përfaqësuesit e 76 xhamive në gjithë Shqipërinë kanë kërkuar nga institucionet shtetërore që të ndërhyjnë për respektimin e të drejtave dhe lirive fetare në vend.

Drejtuesit e xhamive kryesore kanë deklaruar sot se nuk janë dakord me ligjin për arsimin parauniversitar, paraqitur nga Ministria e Arsimit, që ndalon mbajtjen e shamive në shkolla.

“Ky përcaktim në ligj cenon praktikimin e lirë të fesë. Ligji është diskriminues dhe duhet të riformulohet nga Ministria e Arsimit", thanë drejtuesit e xhamive në një takim të zhvilluar sot në hotelin “Tirana Internacional”.

a.k/NOA (vijon)

KOMENTE