Korçë, 11 janar, NOA – Forcat e policisë së Korçës kanë ndaluar 28-vjeçarin Rikard Fecani, banues në këtë qytet.
Siç ato konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA, ndalimi u bë pasi ndaj tij ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë një grua e moshuar 62-vjeçare me inicialet K.F. se i janë vjedhur 250.000 lekë në banesë pikërisht nga ky person.
Gjithashtu, bëhet me dije se ky person dje i ka vjedhur një personi me inicialet K.F. në banesën e tij, duke ushtruar dhunë fizike, një sasi tjetër prej 1.000 lekësh.
Materialet e mëtejshme do t’i kalojnë prokurorisë së Korçës për veprat penale të “Vjedhjes” dhe “Vjedhjes me dhunë”, parashikuar nga nenet 134 dhe 139 të Kodit Penal.
n.e/NOA