Torino, 11 Janar NOA - Ka menduar drejtori i përgjithshëm i ekipit, Marotta, i cili ka ç’dramatizuar gjendjen në ekipin e Juventusit, pas humbjes së dytë radhazi: “Është më mirë të qëndrojmë të heshtur dhe të punojmë, nuk jemi në një moment dramatik. Për fat të keq jemi ndjekur nga shumë dëmtime dhe fati nuk ka qenë në anën tonë. Më pas ai ka kujtuar dhe se Roma një vit më parë filloi pjesën e dytë të sezonit me 13 pikë diferencë me Interit dhe e humbi kampionatin vetëm një javë para mbylljes me Sampdorian. “E ardhmja është përpara, nuk duhet të ndikohemi nga humbja e djeshme”, - përfundoi ai. r.b/NOA