Mat, 11 janar, NOA – Forcat e policisë së Matit kanë arrestuar në flagrancë 36-vjeçarin Ardi Rica, banues në fshatin Bushkash të Ulëzës.
Siç ato konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA, ndalimi i tij u bë pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në afërsi të karburant “Euro-Progres”, ku ai po udhëtonte si pasagjer me mjetin Golf 4 me targa të huaja, iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 pistoletë me 1 krehër me 10 fishekë të cilën e mbante pa leje.
Materialet iu referuan prokurorisë së Kurbinit për veprën penale të “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal, në ngarkim Ardi Ricës.
n.e/NOA