Tiranë, 11 janar, NOA – Pas autoriteteve fetare myslimane është Kisha Ortodokse ajo që kundërshton ligjin për arsimin parauniversitar që ndalon mbajtjen e simboleve fetare nga nxënësit.
Në një deklarate për mediat, Kisha Ortodokse shpreh konkretisht shqetësimin për nenin 36 paragrafin 4 të ligjit të hartuar nga Ministria e Arsimit. Sipas këtij institucioni fetar ndalimi i simboleve cënon liritë fetare dhe të drejtën e mendimit.
Ligji sjell “cenim i së drejtës së mendimit, bindjeve dhe ushtrimit fesë, të drejta këto të garantuara për të gjithë qytetarët e Shqipërisë nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, si edhe nga konventat dhe rezolutat ndërkombëtare të njohura dhe ratifikuara nga Shteti shqiptar”, shkruhet në deklaratën e Kisha Ortodokse.
Në argumentimin e Kishës Ortodokthe thuhet se bindet fetare nuk kërcënojnë nxënësit në shkolla, pasi shoqëria shqiptare është multi fetare.
“Bindjet fetare dhe për rrjedhojë dhe mbajtja e simboleve –vijon më tej deklarata- nuk mund të përbëjnë pengesë ose kërcënim për nxënësit dhe shkollat pasi shoqëria shqiptare edhe pse multifetare është e njohur për harmoninë dhe bashkëjetesën paqësore ndërfetare. Për më tepër, në Shqipëri ne nuk kemi konflikte rreth simboleve fetare”, thuhet në deklaratë.
Kisha Ortodokse Autoqefale shkon edhe më etj në kritikat e ligjit, duke theksuar se ai mund të sjellë cenimin e tolerancës fetare.
a.k/NOA