English

Kombëtarja, skemë e re për zbulimin e talenteve

Tiranë, 11 Janar 2011 NOA / Rid Bulku - Starton punen skema e re per zbulimin dhe pergatitjen e elementeve te rinj kandidate te ekipeve kombetare te futbollit. Siç edhe eshte njoftuar me pare, per permiresimin e situates me fluksin e lojtareve te rinj qe ju ofrohen ekipeve kombetare, Federata Shqiptare e Futbollit ka miratuar nje skeme te re pune. Kjo skeme konsiston ne organzimin e seleksioneve rajonale dhe krijimin e ekipeve perfaqesues te rajoneve per moshat 12, 15 dhe 17 vjec. Ekipet perfaqesues te rajoneve qe do te dalin nga seancat e seleksionimit do te sterviten ne seanca te perjaveshme nga trajnere te pergjedhur nga FSHF te cilet do te punojne nen udhezimet e Drejtorise Teknike te Federates. Trupa e perzgjedhur e trajnereve rajonale zhvilloi sot takimin e pare me drejtues te Federates ku pervec prezantimit u dhane dhe instruksionet e para per menyren e operimit te skemes se re te seleksionimit dhe te trajnimit. Po sot u caktuan datat e seancave te para seleksionuese. Ne kete takim qe u zhvillua ne sallen e mbledhjeve te Stadiumit Kombetar “Qemal Stafa”merrnin pjese dhe pergjegjesit e zyrave rajonale te FSHF Tirane, Shkoder, Durres, Fier dhe Korçë. Paralel me punen dhe skemen e re te seleksionimit brenda vendit, FSHF eshte duke organizuar dhe grumbullime lojtaresh jashte Shqiperise per evidentimin e elementeve te vlefshem dhe ne vendet me diaspore shqiptare te zhvilluar. r.b/NOA

KOMENTE