English

LSI, Meta: E vërteta e çimkave të Priftit

Tiranë, 11 janar 2011, NOA/ Ariola Ymeraj - Pas publikimit të videos në emisionin Fiks Fare, ka ardhur dhe reagimi i LSI-së dhe kreut të saj, Ilir Meta. Në një reagim të shpërndarë pak çaste më parë për mediat, Zyra e Shtypit e Lëvizjes Socialiste për Integrim e ka hedhur poshtë përmbajtjen e videos. “Montazhi, është një pjellë e krimit. Ne nuk bëjmë asnjë kompromis me krimin”, thuhet në reagimin e LSI-së. Në reagimin e LSI-së theksohet edhe se montazhi është bërë nga Edi Rama. “Neveri për montazhin e pështirë të Edi Ramës”. Ndërkohë po sonte, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së tha se “ështe perdorur serish Dritan Prifti” dhe shtoi: “Kete radhe ne nje shfaqje te neveritshme realizuar permes nje montazhi te peshtiresi, ku ne rolin e nje çimke te komanduar nga Edi Rama perpelitet ne grahmat e fundit, i detyruar ta hedhe vallen sipas vijesjelljes se klaneve kriminale dhe korruptive, qe me largimin e tij nga qeveria humben instrumentin per realizimin e interesave te tyre kriminale”. Per Levizjen Socialiste per Integrim, “shfaqje te tilla – pjelle e krimit te organizuar, nuk perbejne asnje shqetesim. Perkundrazi, lufta pa kompromis e deri ne qelizen e fundit ndaj krimit te organizuar dhe veprimtarise mafioze e korruptive mbetet nje konstante e pandryshueshme, nje prioritet gjithnje i pazevendesueshem, nga i cili nuk mund te na largojne makinacionet dhe montazhet e nje çimke te skaduar”. Në përfundim, LSI thotë: “Ne respekt te shtetit ligjor dhe te institucioneve te zbatimit te ligjit, LSI e fton çimkën dhe ate qe e perdor e cilindo qe disponon fakte dhe prova, t’i drejtohen organit te Prokurorisë qe te zbardhet e verteta dhe cilido qe rezulton i implikuar te vihet perpara drejtësisë”. Nga Video “T’ua japim tenderin, pa e fituar? – PO.” Ky ka qenë vetëm një nga momentet skandaloze të një bisede konfidenciale mes zv/kryeministrit Ilir Meta dhe ish-ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti, e cila është duke u transmetuar me transkriptim momentalisht gjatë emisionit “Fiks Fare” në stacionin televiziv “Top Channel” ... Ajo nxjerr në pah sesi Meta dhe Prifti bisedojnë me njëri-tjetrin për emërime të detyrueshme në Albpetrol, për të vendosur në poste të rëndësishme edhe njerëz pa shkollë, vetëm me një urdhër të zv/kryeministrit. Ndër të tjera, në këtë bisedë të përbashkët përmenden edhe shifra përfitimi përqindjesh nga tenderimet ... Duket qartë në video se kemi të bëjmë me një regjistrim të kryer qëllimisht nga Dritan Prifti i cili herë pas here sheh nga kamera e vendosur pas tyre. Më poshtë pjesa e parë e bisedës së zbardhur: Meta - I gjen një zgjidhje. Prifti - Për kë? Meta - Tur Hajdarin. Prifti - Turin, ëhë. Meta - Turi Hajdarin, e para. Meta - E dyta, me Lushnjën unë kam një që duhet ta bësh inspektor. Kam detyrim, që e kam patur në shkollë, është marrë me LSI-në. Po qe se duhet bërë… Prifti - Pa diskutim që do ta bëjmë. Meta - E treta…. Prifti - Këtë me kontratë do ta vëmë? Meta - Me letra. Meta – E treta, me Albpetrolin çfarë do të bësh? Për Bekimin si do ta zgjidhësh? Prifti - Do ta zgjidh mos ki merak. Meta - Zgjidhe pra. Prifti - Ose ndoshta të bisedoj dhe një herë me Armon, do ta anulloj të parën .... MEta – Po mirë, anulloje, pse s'e bën?Anulloje! Meta - Gjeje! Prifti - Po te flas dhe nje here me Armon Meta - Po gjeje vetë. Po mos i zvarrit këto gjëra Meta - Tani per punën e hidrocentralit të Gimit. Meta- Tani, nuk e di në çfarë forme do të hysh ti o ku e di unë etj, etj Meta - Ky Gimi më tha mua, ne mund të bëjmë diçka diku te 7%. e.r/NOA

KOMENTE