English

Majkëll Dagllas: Ia hodha kancerit

Hollivud, 11 janar, NOA – Ka arritur që ta mundë kancerin që i kishte mbirë në fyt, falë seancave me rreze dhe kimioterapisë së vazhdueshme. Fjala është për aktorin e njohur amerikan, Majkëll Daglas, i cili e ka deklaruar vetë se ka shpëtuar nga e keqja. Siç ai tha gjatë një interviste për “NBC” trajtimi kundër kancerit zgjati më shumë se 6 muaj dhe gjatë kësaj periudhe ai vuri re se kishte humbur 16 kilogramë në peshë. Vitin e kaluar, për herë të parë aktori hollivudian, Majkëll Dagllas, foli në publik për kancerin në fyt dhe për luftën ndaj sëmundjes, të cilën mjeket ia diagnostikuan në shtator 2010. n.e/NOA

KOMENTE