Mirditë, 11 janar, NOA – Forcat e policisë së Mirditës kanë arrestuar në flagrancë një 44-vjeçar me emrin Vasil Ndoj, banues në fshatin Vau-Shkjezë, i dënuar më parë për veprën penale të “Vjedhjes”.
Siç ato konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA, ndalimi i tij u bë pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në lokalin në pronësi të shtetasit M.S, në këtë fshat, u gjet se ky person mbante me vete një armë gjahu teke të cilën e mbante pa leje të organeve përkatëse, që u sekuestrua më pas në cilësinë e provës materiale.
Materialet iu referuan prokurorisë së Lezhës për veprën penale të “Mbajtjes pa leje të armëve të gjuetisë dhe sportive”, parashikuar nga neni 280 i Kodit Penal, në ngarkim të Vasil Ndojit.
n.e/NOA