English

MSH: 20 persona janë prekur nga gripi i derrit

Tiranë, 11 janar 2011, NOA/ Irma Toptani – Ndërkohë që në vend rritet dita ditës numri i të sëmurëve me virusin e gripit stinor është rikthyer edhe virusi i gripit të derrit, A/H1N1. Autoritetet e Shëndetësisë raportojnë se A/H1N1 ka prekur deri më tani 20 persona, ndërkohë që ISHP po analizon edhe të tjera mostra gripi. Ka qenë Drejtori i Politikave në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero, i cili informoi se gripi stinor dhe virusi A/H1N1 janë në stadin e përhapjes së epidemisë. Sipas Piperos numri i të sëmurëve me grip të drejtuar nëpër qendrat shëndetësore është i lartë, ndërkohë që raste pozitive ndaj këtij virusi pritet të shtohen. Por, sipas autoriteteve situata e gripit nuk është alarmante krahasuar me një vit më parë, pasi të prekurit nga virusi i gripit të derrit janë në numër më të ulët se vitin e shkuar kur u shpall edhe pandemia e gripit të derrit nga OBSH. Autoritetet shëndetësore në vend në këtë situatë epidemie të gripit stinor dhe atij A/H1N1 i bëjnë thirrje qytetarëve të marrin Tamiflunë si dhe të vaksinohen me vaksinn e posaçme kundër gripit. i.t/NOA

KOMENTE