SHBA, 11 Janar NOA - Tashmë mund të themi se është tepër i sigurt njoftimi i Nokia N9, smartphon-it të parë me sistem operativ MeeGo. Madje konfirmohet se Nokia N9 pritet të vijë në treg gjatë mesit të prillit. Ai do të prezantohet në Kongresin Botëror Mobil në Barcelonë dhe sipas raporteve do të jetë i veçantë jo vetëm për shkak të të dhënave të shumta dhe të rejave teknike, por dhe në sajë të dizajnit që me sa duket është tepër i sofistikuar. Burime të besueshme, flasin për një aparat fotografik 12 megapiksel dhe një ekran me prekje të madhësisë 4.3 polësh të teknologjisë AMOLED, 1 GB RAM dhe 512MB memorie video. r.b/NOA