English

PE: Zgjedhjet e 9 janarit, me defekte serioze

Prishtinë, 11 janar, NOA – Raundi i dytë i zgjedhjeve në Kosovë, i cili u zhvillua dy ditë më parë, është shoqëruar me defekte serioze.

Ky ka qenë konstatimi i bërë nga delegacioni i Parlamentit Evropian, i cili bie kështu në kundërshtim me udhëheqësit e Kosovës që u deklaruan se zgjedhjet ishin të mira dhe në pajtim me standardet ndërkombëtare.

Sipas anëtarëve të Parlamentit Evropian, nuk ka pasur shumë përmirësime që nga zgjedhjet e 12 dhjetorit dhe konkretisht, europarlamentarja Ulrike Lunaçek, tha se zgjedhjet janë larg standardeve ndërkombëtare.

Madje ajo arriti deri aty sa të shprehet se këto zgjedhje mund të kërcënojnë edhe proceset integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian.

“Ka rrezik që të ketë ndikim jo në procesin e integrimit si tërësi, por në hapat e ardhshëm dhe në imazhin e Kosovës”, tha Lunaçek, duke numëruar disa nga parregullsitë e regjistruara gjatë vëzhgimit të pardjeshëm të rivotimeve.

n.e/NOA

KOMENTE