English

PS: Aferat e Rulit me burrin e deputetes Rajmonda Bulku

Tiranë, 11 janar, NOA - Partia Socialiste ka akuzuar sot ministrin e Bujqësisë, Genc Ruli, se gjatë kohës që ka qenë ministër i Ekonomisë ka favorizuar firmën e bashkëshortit të deputetes së PD-së, Rajmonda Bulku për ndërtimin e hidrocentraleve.

“Ministri Ruli ka marrë pjesë dhe personalisht në të gjitha vendimarrjet që kanë favorizuar shoqërinë “Ferar shpk” pas së cilës qëndron shoqëria e bashkëshortit të deputetes Rajmonda Bulku (kompania Alfa projekt 2006)”, tha sot në një deklaratë për mediat, deputetja e PS-së, Ermonela Felaj.

Sipas saj ministri ka shkelur vendimet e Agjencisë e Prokurimeve dhe Avokatit të Prokurimeve të cilat ja kanë dhënë të drejtën e tenderit për ndërtimin e HEC-eve në zonën e Tepelenës, firmës italiane “Radici Energie” .

“Kjo aferë e radhës e Genc Rulit, por padyshim jo e fundit, tregon më së miri se nëse sot ka një superfuqi energjetike në Shqipëri, ajo është familja e Genc Rulit dhe oborri i ministrave, deputetëve dhe familjes së Sali Berishës të cilët në shkelje të plotë të ligjit po marrin koncesion pas koncesioni, licencë pas licence e privatizim pas privatizimi, e po ndryshojnë ofertë pas oferte”, tha sot Felaj.

a.k/NOA

KOMENTE