Tiranë, 11 Janar 2011 NOA/ Ervin Tirana – Një video e cila kishte disa javë që qarkullonte se do të dilte në qarkullim në një televizion, sonte duket se do të bëhet publike.
Televizioni Top Channel lajmëroi se sonte në orën 20.00 do të transmetojë pamje që tregojnë skandal korrupsioni në hierarkinë më të lartë qeveritare.
Jozyrtarisht bëhet e ditur nga burime të agjencisë NOA se bëhet fjalë për një video e cila mbahej si armë e fortë nga Dritan Prifti, ish ministër i Ekonomisë, shkarkuar nga Berisha me kërkesë të Ilir Metës.
Video sipas aludimeve tregon afera korruptive të zëvendëskryeministrit Ilir Meta. Aludohet se bëhet fjalë për një pazar deri në 700 mijë euro.
Në vijim do të ndiqni të zbardhur plotësisht materialin e videos që do të bëhet publike.
e.t//NOA Vijon...