English

Qëndrimi ndaj Dik Martit, mblidhet sot delegacioni i KiE

Tiranë, 11 janar, NOA - Rakordimi i qëndrimit zyrtar që do të mbajë Shqipëria në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, lidhur me raportin e Dik Martit, është qëllimi i mbledhjes së pritshme të delegacionit shqiptar të Këshillit të Evropës, sot në mjediset e Kryesisë së Kuvendit.

Siç bëhet me dije paraprakisht për agjencinë e Lajmeve NOA, pritet që gjatë kësaj mbledhje, delegacioni i Shqipërisë në Këshillin e Europës të diskutojë në lidhje me strategjinë që do të ndiqet në Asamblenë tij kundër raportit të Dik Martit për trafikun e organeve në Kosovë.

Raporti i Martit pritet të kalojë për votim në 25 janar në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës.

n.e/NOA

KOMENTE