SHBA, 11 janar 2011, NOA/ Ariola Ymeraj - Këngëtarja e njohur Shakira është ndarë pas 11 vitesh nga i dashuri i saj. “Gjatë 11 viteve tona të përbashkëta e kemi dashuruar njëri-tjetrin thellësisht, jemi përkujdesur për secilin dhe kemi qëndruar gjithmonë pranë njëri-tjetrit. Këto kanë qenë vitet më të bukura të jetës sonë, ndërsa miqësia jonë mbetet jashtëzakonisht e ngushtë, ashtu si mirëkuptimi dhe afrimiteti”, - ka shkruar çifti në faqen e përbashkët. Por pavarësisht ndarjes së tyre, Antonio de la Rua do të vazhdojë të mbetet njeriu i besuar i këngëtares dhe do të vazhdojë të përfaqësojë interesat e saj në biznes. De la Rua është djali i një ish-presidenti argjentinas. lajmi për ndarjen e tyre u dha ditën e sotme nga “Daily Mail”, çka konfirmoi edhe më tepër këto thashetheme.
Mësohet se çifti është ndarë në fakt që në muajit gusht, por e kishin mbajtur të fshehtë deri tani.