Berlin, 11 janar, NOA – Skandali i dioksinës i cili ka tronditur konsumatorët gjermanë dhe jo vetëm, mbërrin sot për një debat të hapur në Bundestagun gjerman.
Kështu, mediat gjermane bëjnë me dijeni se është parashikuar një mbledhje e posaçme e komisionit parlamentar për Mbrojtjen e Konsumatorëve, ku do të jepet llogari deri më një për gjithçka ka ngjarë lidhur me skandalin e dioksinës.
Nga ana e saj, ministrja gjermane e Bujqësisë, Ilse Aigner, parashikohet që të paraqesë propozime për parandalimin e futjes në ushqimin e kafshëve të lëndëve helmuese, duke caktuar rregulla më strikte për prodhuesit e ushqimit të kafshëve në të ardhmen.
Deri tani, mëse 500 ferma në Gjermani rezultojnë të mbyllura.
n.e/NOA