Londër, 11 janar, NOA - Themeluesi i faqes së njohur të internetit Uikileaks, Julian Assange, do të dalë sot sërish para gjykatës në Londër.
Pritet që sot gjykata londineze caktojë një afat për shqyrtimin e procedurës së dorëzimit të tij të mundshëm në Suedi, vendi ku ai akuzohet për përdhunim.
Kjo do të jetë paraqitja e tij e parë në gjykatë, pas lirimit me kusht më 16 dhjetor, ndërsa është duke jetuar në një shtëpi në Londër, nën masat e arrestit shtëpiak.
Dëgjimi i sotëm në gjykatë pritet të fokusohet se si do të duhej të vazhdohej me procedurën e ekstradimit.
n.e/NOA