English

Urgjent/ Aferat e Ilir Metës, në “Fiks Fare”

Tiranë, 11 Janar 2011 NOA - “T’ua japim tenderin, pa e fituar? – PO.” Ky ka qenë vetëm një nga momentet skandaloze të një bisede konfidenciale mes zv/kryeministrit Ilir Meta dhe ish-ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti, e cila është duke u transmetuar me transkriptim momentalisht gjatë emisionit “Fiks Fare” në stacionin televiziv “Top Channel” ... Ajo nxjerr në pah sesi Meta dhe Prifti bisedojnë me njëri-tjetrin për emërime të detyrueshme në Albpetrol, për të vendosur në poste të rëndësishme edhe njerëz pa shkollë, vetëm me një urdhër të zv/kryeministrit. Ndër të tjera, në këtë bisedë të përbashkët përmenden edhe shifra përfitimi përqindjesh nga tenderimet ... Duket qartë në video se kemi të bëjmë me një regjistrim të kryer qëllimisht nga Dritan Prifti i cili herë pas here sheh nga kamera e vendosur pas tyre. e.r/NOA

KOMENTE