English

Arrestohet mjeku turk i klinikës “Medicus”

Ankara, 12 janar, NOA - Një mjek turk, i dyshuar se është përfshirë në rrjetin ndërkombëtarë të trafikimit të organeve në Kosovë është arrestuar me kërkesën e autoriteteve të drejtësisë së këtij vendi. Lajmi bëhet me dijeni nga mediat kosovare, sipas të cilave, 53-vjeçari Jusuf Somnez, ndaj të cilit rëndojnë akuza për trafik organesh përmes klinikës së tij “Medicus”. Kërkesa për arrestimin e tij është lëshuar nga prokuroria e Kosovës, e cila ka ngritur një akuzë kundër nëntë personave për trafikim të organeve njerëzore, krim të organizuar, ushtrim të paligjshëm të veprimtarive mjekësore dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. Ky person akuzohet se së bashku me disa të tjerë, ka qenë i përfshirë në rekrutimin e 20 të huajve nga Moldavia, Kazakistani, Rusia dhe Turqia, të cilëve pretendohet se u ishin premtuar nga 20 mijë dollarë për dhurimin e veshkave. Ndërsa marrësve të organeve u ishte kërkuar që të paguanin nga 80 mijë deri në 100 mijë dollarë. n.e/NOA

KOMENTE