Tiranë, 12 janar 2011, NOA/ Irma Toptani – Pas publikimit të videos ku denoncohej një bisedë e regjistruar në zyrën e ish-ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifi dhe zëvendëskryeministrit dhe ministrit aktual të Ekonomisë, Ilir Meta, Kryetari i Partisë Demokratike dhe Kryeministri, Sali Berisha ka vlerësuar sot vendimin e zëvendëskryeministrit Ilir Meta për lënien e imunitetit.
Berisha vleresoi si pozitive nxitjen e Metes dhe u bashkua ne pozicionin per nisjen e hetimeve ndaj fakteve korruptive t☺duara që presupozohet se denonconte videoja, apo shantazhit politik sikundër e quajti Meta në konferencën e tij të sotme.
Përmes një deklarate të lexuar nga zëdhënësja e PD-së, Albana Mustafaraj, shefi i PD-së, e cilësoi si një vendim të drejtë dorëzimin e imunitetit parlamentar nga kryetari i LSI-së dhe kërkesën e tij për nisjen e menjëhershme të hetimeve. Zoti Berisha vlerësoi gjithashtu edhe gatishmërinë e zëvendëskryeministrit Meta tij për t’iu përgjigjur një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm të çështjes nga organet kompetente.
“Kryeministri Berisha i bën thirrje prokurorisë dhe të gjitha organeve kompetente të ndërrmarin hetim të plotë dhe të gjithanshëm për këtë çështje”, citoi zonja Mustafaraj.
Sipas saj, kryeministri Berisha garanton se qeveria e tij do të krijojë të gjitha lehtësirat për hetimin e plotë të ngjarjes si dhe për çdo çështje që ka të bëjë me autoritetet dhe administratën e këtij vendi.
“Zoti Berisha dhe Partia Demokratike dënon trukimin e neveritshëm dhe diletantesk për qëllime amorale politike të videos nga kryetari i Partisë Socialiste, zoti Edi Rama.
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka besim të plotë se të gjitha organet kompetente do të hetojnë çdo detaj të kësaj çështjeje duke bërë që ligji të veprojë njësoj për të gjithë dhe është i bindur se drejtësia do të thotë në mënyrë të pavarur fjalën e saj”, përfundoi deklaratën në emër të kreut Sali Berisha, zëdhënësja e PD-së, Albana Mustafaraj.
mit/NOA