Tiranë, 12 janar 2011, NOA- Trajnerët shqiptarë janë përzgjedhur nga FIFA për të arbitruar gjatë 2011-ës në arenën ndërkombëtare. Trajnerët e përzgjedhur janë Bardhyl Pashaj, Lorenc Jemini dhe Enea Jorgji Tre gjyqtarë shqiptarë futbolli dhe 6 ndihmës kanë marrë stemat e FIFA-s për vitin 2011, vit në të cilin do të shërbejnë në arenën ndërkombëtare. Kjo përzgjedhje është bërë duke u mbështetur në të dhënat e Federatës Shqiptare të Futbollit. Për Bardhyl Pashajn ky është suksesi i parë në karrierë në këtë drejtim, ndërsa Enea Jorgji ka dy rekorde momentale, është gjyqtari më i ri në moshë ndër të gjithë të tjerët, vetëm 26 vjeç, si dhe më i riu në aktivitet, pasi ka nisur të gjykojë më 2009. Ndërsa Jemini është i përzgjedhur për herë të dytë si gjyqtar ndërkombëtar, pas eksperiencës gjatë vitit 2010. Ashtu si çdo vit edhe sivjet FIFA dha stemat për drejtuesit e ndeshjeve, duke vlerësuar kështu tre emra me vlerë në këtë profesion. a.y/ NOA