Sarandë, 12 janar, NOA – Një person është ndaluar nga Policia e Sarandës për mbajtje të lëndëve narkotike. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se personi i shoqëruar në polici është Rubin Arben Shaqiri, 23-vjeç, banues në Sarandë. Shaqiri është ndalur dje rreth orës 10:00, pasi në lagjen Nr- 2 Sarandë është kapur me 2.5 gram bimë narkotike, Canabis Sattiva të cilën e kishte në xhep. Pas marrjes në pyetje dhe verifikimeve Policia vendosi të dërgojë materialet në Prokurori, e cila ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për 23-vjeçarin. Sipas Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, Shaqiri do të hetohet për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal. a.k/NOA