English

KLD, inspektim rrufe në gjykatë

Tiranë, 12 Janar, NOA/ Eglantina Nasi – Inspektorë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë kanë mbërritur sot në mjediset e Gjykatës së Tiranës, për të verifikuar se cilët avokatë mungojnë në proceset gjyqësore.

Ky inspektim rrufe është ndërmarrë prej tyre menjëherë pas ankesës së paraqitur dje nga kjo gjykatë ndaj Dhomës së Avokatisë për Avokatët, përmes një letre të posaçme ku i paraqitet shqetësimi se avokatët mungojnë duke bërë që seancat të shtyhen pa fund.

Madje, dhe të arrijnë deri aty sa të pandehurit të kërkojnë lirimin nga afatet e paraburgimit me pretekstin se ka mbaruar afati, e kjo për shkak të gjyqeve të shtyra në maksimum, nga mungesa e avokatëve.

Një gjyq i tillë, mjaft i përfolur për këtë çështje është ai i Gërdecit, ku të pandehurit Delijorgji dhe Pinari po kërkojnë lirimin e tyre nga mjediset e paraburgimit, pikërisht pasi u ka mbaruar afati dhe se seancat u shtyhen pa fund.

E prandaj, inspektorët e KLD-së kanë shkuar sot në gjykatën e Tiranës, për të parë nga afër dhe në terren, se cilët avokatë në fakt mundojnë për seancën e radhës të procesit “Gërdeci”.

n.e/NOA

KOMENTE