Tiranë, 12 Janar, NOA Update – Eshtë mëse normal fakti që një kryetar partie të aktivizojë dhe t’u gjejë vende pune kur është në pushtet simpatizantëve dhe aktivistëve të saj. Ky është qëndrimi që kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka mbajtur në lidhje me pasazhin që përmendet në videon e publikuar mes tij dhe ish-ministrit Prifti se do të fusë në punë disa persona të LSI-së. “Këtu nuk shoh asnjë gjë të keqe”, iu përgjigj ai kësaj pyetje të gazetarëve, lidhur me këtë pikë të përgjimit. Në fund, shtoi se “nuk ka asnjë sekondë kohë që të merret me çimkat”, fjalë me të cilën ai ka epitetizuar ish-ministrin. n.e/NOA