Tiranë, 12 Janar, NOA - Gazetat shqiptare ditën e sotme janë të mbushura kryesisht me artikuj që flasin mbi videon e publikuar dje në një emision televiziv, e cila pasqyronte një bisedë konfidenciale mes zv/kryeministrit Ilir Meta dhe ish-ministrit Dritan Prifti, shoqëruar me reagimet përkatëse.
Një tjetër argument i trajtuar gjerësisht në media është edhe ai i ligjit të ri për arsimin, mbi simbolet fetare në shkolla, shoqëruar me reagimet e komunitetit të myslimanëve si edhe atij ortodoks në vendin tonë.
E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Videoja e Hajdutërisë”, i cili tregon të gjitha detajet e videos sekrete mes Metës dhe Priftit, gjatë kohës kur ishin kolegë, të publikuar dje në emisionin “Fiks Fare”.
“Tumore dhe fruta-monstra në zonat ku hidhen plehrat”, është një artikull që citon fakte nga shteti fqinj, Itali, për zonat ku varrosen plehrat.
Shoqëruar me artikullin “Nëse ky është një limon”, i cili paraqet një formë të përçudnuar të agrumes së njohur, në zonat ku hidhen plehrat në Itali.
E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor titullin “Përgjimi i plotë/ Zbardhet biseda në zyrën e ministrit Prifti”, i cili flet për bisedën konfidenciale Prifti-Meta, bërë publike dje për të gjithë, shoqëruar me reagimin e LSI-së.
“Jutta Benzenberg: Debati me Nexhmije Hoxhën për foton që i realizova në shtëpi”, është një tjetër artikull i gazetës.
Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Ekstradohet Prudentino, dorëzohet i prangosur në Romë”; “Epidemia, 20 të prekur nga gripi i derrave”; “Djegia e fletëve të votimit, Topi: Pozicioni im është ligji” etj.
E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin “Prifti përgjon Metën, Meta: Montazh i shëmtuar i Ramës”, i cili pasqyron reagimin e djeshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim mbi zbardhjen e videos së bisedës konfidenciale mes Metës dhe Priftit.
Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “KMSh dhe Kisha: Ligji i ri cënon lirinë fetare”.
Një tjetër artikull i kësaj gazete është ai me titull “Ambasadorja gjermane: Bllokada e PS, pengon integrimin në BE”.
“Gazeta Shqiptare” ka si artikull kryesor “Gjinushi: Bojkot institucioneve, PS-PD bien dakord për KQZ-në, i cila citon deklaratat e bëra nga kreu i socialdemokratëve lidhur me situatën më të fundit politike në vend.
“Skandali te mjekësia, dekani: Anuluam një provim, ka patur abuzime” është një artikull tjetër i kësaj gazete, referuar akuzave për manipulime të provimit të specializimeve.
Kurse “Masakra e Cërrikut, dëshmon kameramani: Filmoja për hobi”, flet për ngjarjen e largët të vitit 1997, procesin gjyqësor.
Dhe një tjetër artikull është ai me titullin “Bode siguron rrogat e administratës, gjenden 200 milionë euro nga bonot”.
E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor “Korrupsioni në krye të shtetit”, i cili paraqet reagimet e Brokajt, Veliajt, Ndokës, Biberajt: Berisha reago!, mbi videon e publikuar mes Metës dhe Priftit ditën e djeshme.
“Alarmi i rremë për bombë bllokon tragetet” është një tjetër artikull kryesor i kësaj gazete, i cili citon ngjarjen e djeshme të ndodhur në Portin e Durrësit.
Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “100 Milionë, shou i ri në Top Channel”, “Droutsas: Çështja e paktit të ujërave është vënë në vijë” etj.
Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Mërkurë, 12 Janar 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.