Varshavë, 12 Janar, NOA – Polonia ka marrë sot në duar versionin final të raportit për rrëzimin e aeroplanit ku vdiq presidenti i saj i ndjerë, Lech Kazinski. Lajmi bëhet i ditur nga mediat ruse, sipas të cilat, kanë qenë autoritetet ruse të cilat e kanë hartuar këtë raport, dhe më pas ia kanë dorëzuar ambasadës së Polonisë në Moskë. Ai jep të gjitha detajet e ngjarjes tragjike të 10 prillit të vitit të kaluar, kur avioni i presidentit polak mori zjarr në ajër , teksa përpiqej të ulej në qytetin Smolensk në verilindje të Rusisë. Gjatë asaj tragjedie, Polonia humbi jo vetëm presidentin e saj, por edhe guvernatorin e Bankës Qendrore, si edhe një sërë zyrtarësh të tjerë të lartë, të cilët i ishin drejtuar Rusisë për të marrë pjesë në një ceremoni. n.e/NOA