Argjentinë, 12 Janar NOA - Një ndarje e “përkohshme”. Kështu është përcaktuar fundi i historisë së dashurisë mes pas 11 viteve bashkë mes Shakirës dhe argjentinasit Antonio de la Rua. Ky njoftim u shpall në faqen zyrtare të këngëtares, ku thuhej se vendimi është marrë në fund të muajit gusht. Një periudhë e cila daton me vetëm disa muaj, pas përfundimit të Kupës së Botës në Afrikën e Jugut, gjatë së cilës bukuroshja kolumbiane është parë të flirtonte me lojtarin spanjoll, gepard Pique. Thashethemet e një krize mes të dyve qarkullonin prej shumë kohësh, por deri tani lidhja mes Shakirës dhe të birit të ish-presidentit argjentinas, Fernando de la Rua dukej se po rezistonte. r.b/NOA