English

Berisha në Korçë: 8 maji, fitore e radhës e PD

Korçë, 13 janar 2011, NOA- Kryetari i Partisë Demokratike, njëherësh Kryeministër i vendit festoi në qytetin e Korçës 20 vjetorin e krijimit të partisë. Gjatë fjalës së tij para qytetarëve korçarë ai tha se, 8 maji është një ditë që do të kurorëzojë fitoren e radhës të kësaj qeverie. Duke iu referuar zgjedhjeve lokale, Kryeministri u shpreh se 8 maji po vjen dhe se ajo është dita në të cilën ne vendosim për Korçën dhe për Shqipërinë e katër viteve që vijnë, dita e fitores së thellë mbi bllokmenët. Ai tha se kjo datë do të shënojë për të gjithë shqiptarët por në veçanti për korçarët, një fitore të demokratëve në Korçë, ku bashkia drejtohet nga Partia Socialiste. Kreu i qeverisë ka paralajmëruar se fitorja në zgjedhjet për pushtetin vendor do t’i përkasë kësaj maxhorance, pasi ka numëruar jo thjesht arritjet e qeverisë por edhe ka akuzuar opozitën si një forcë politike që tentoi të bllokonte heqjen e vizave. Më tej ai theksoi se kjo ditë erdhi falë përpjekjeve të gjithë shqiptarëve dhe punës së pandalur të qeverisë. Kryeministri u shpreh se 8 maji po vjen dhe se ajo është dita në të cilën ne vendosim për Korçën dhe për Shqipërinë e katër viteve që vijnë, dita e fitores së thellë mbi bllokmenët Kryeministri Berisha, njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, mori pjesë sot pasdite në ceremoninë festive të organizuar me rastin e 20 vjetorit të themelimit të degës së Partisë Demokratike në qytetin e Korçës. Berisha shprehu vlerësime dhe mirënjohje për të gjithë ata qytetarë që 20 vjet më parë kontribuan dhe themeluan Partinë Demokratike në Korçë. Ai u shpreh se në sajë të atyre përpjekjeve, mundimeve e sakrifica Shqipëria është sot një vend anëtar i NATO-s, qytetarët e saj udhëtojnë të lirë në mbarë Evropën dhe ecin të sigurt drejt integrimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kryeministri theksoi se “ne që shembëm murin e Berlinit në Tiranë, që përmbysëm diktaturën më mizore në Evropë, që anëtarësuam Shqipërinë në NATO, që ndërtuam tregun e lirë, që bëmë që shqiptarët të lëvizin pa viza, që shndërruam ekonominë shqiptare nga një ekonomi në agoni e vdekje klinike – në një nga ekonomitë më vibrante në Evropë dhe në botë, në 7 vitet që vijnë do të bëjmë që Shqipëria, e bukura e dheut, të renditet me vendet e zhvilluara të Evropës dhe botës”. Më tej, Berisha u shpreh se “në këto përpjekje hijet e së shkuarës, një grusht bllokmenësh të rinj, të cilët këmbë e kokë janë të mbrujtur me psikologjinë e bunkerit ku u rritën, psikologjinë e përçmimit ndaj njeriut të thjeshtë, psikologjinë e përçmimit të vendit të tyre, bëjnë çdo gjë për të penguar rrugën tonë”. a.y/NOA

KOMENTE