Brazil, 13 janar, NOA - Shkon në rreth 376 bilanci me i fundit i viktimave që kanë humbur jetën për shkak të motit të keq në Brazil, në rajonin malor në afërsi të Rio de Janeiro-s. Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet lokale. Përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e shumta u kanë marrë jetën qindra njerëzve në disa zona në të cilat vërshimi i ujit ka provokuar edhe rrëshqitje të tokës. Një situatë e vështirë paraqitet në juglindje të Brazilit. Gjatë natës reshjet nuk kanë ndaluar dhe të paktën 130 viktima janë raportuar të vdekur në qytetin Teresopolis. Në këtë qytet është shpallur edhe gjendja e jashtëzakonshme dhe rreth 1000 njerëz janë të pastrehë. Ndërkaq, të paktën tre punonjës të ndihmës së shpejtë dhe më shumë se 100 njerëz të tjerë kanë vdekur nga rrëshqitjet e tokës në Nova Friburgo. Gjatë këtij viti, Brazili është prekur disa herë nga përmbytjet, dukë bërë që mijëra njerëz të mbeten të pastrehë. Ndërkohë që shumë persona të tjerë janë deklaruar të zhdukur, bilanci i viktimave mund të rritet tragjikisht në orët në vijim, ndërsa rritet edhe shqetësimi i sëmundjeve që mund të vijnë nga uji i ndotur. Më shume se 800 forca të ndihmës së shpejtë janë në terren për të ndihmuar banorët. Gjithashtu autoritetet kanë ofruar edhe ndihmën e ekuipazhit dhe të helikopetrëve të marinës braziliane. Zonat e prekura nga përmbytjet, do të vizitohen nga presidentja e sapozgjedhur Dilma Rousseff. NOA