English

Gjykata hap rrugën për t’i hequr imunitetin Berluskonit

Romë, 13 Janar 2011 - Gjykata e Lartë (Kushtetuese) në Itali hapi mundësinë për t’i hequr imunitetin kryeministrit Silvio Berluskoni dhe për ta detyruar politikanin në pozitë të vështirë, të gjykohet nën akuzat për manipulime dhe korrupsion. Gjykata Kushtetuese vendosi të hedhë poshtë një përjashtim mbrojtës që u jepej anëtarëve të qeverisë dhe lejon gjykatës të veçantë të vendosin nëse kryeministri duhet të gjykohet. Berluskoni kërkohet të dalë para drejtësisë për dy çështje. Të dyja janë pezulluar sipas një ligji që e lejon të pandehurin të deklarojë pengesën legjitime të procesit duke qenë kryeministër apo anëtar i qeverisë. Vendimi i gjykatës vjen ndërsa kryeministri italian përballet me akuza për një seri skandalesh seksuale dhe grindje me ish aleatët e tij politik. Berluskoni këmbënguli para vendimit të gjykatës se qëndrueshmëria e qeverisë së koalicionit nuk do të ndikohet nga asnjë vendim, transmeton radio Zëri i Amerikës.

KOMENTE