Prishtinë, 13 janar 2011, NOA – Pas Katarit, vendi i dytë që njëh Kosovën e Pavarur gjatë këtij fillimviti është Republika afrikan-perëndimore Guinea- Bissau. Lajmin e ka bërë publik në një konferencë për shtyp kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli, gjatë një konference të posaçme për shtyp. Guinea-Bissau është vendi 74-t që ka njohur Kosovën si shtet Sovran pas shpalljes së Pavarësisë gati tre vjet më parë, në 17 shkurt të vitit 2008. Vetë Pacolli, i cili aspiron të marrë postin e Presidentit në rast të një koalicioni me PDK-në pas zgjedhjeve në Kosovë, deklaroi se për AKR-në kjo shpallje e njohjes së Kosovës nga Guinea-Bissau është e 20-a. Guinea-Bissau ndodhet në Afrikën Perëndimore. Ajo me Senegalin në veri dhe me Guinenë në juglindje, ndërsa në perëndim kufizohet nga Oqeani Atlantik. mit/NOA