English

I hapet rrugë hetimeve për “skandalin Meta”

Ministri i Ekonomisë, Tregtisë e Energjisë, njëherësh zëvendëskryeministër i Shqipërisë, Ilir Meta, ka hequr dorë nga imuniteti. Vendimi i Metës erdhi pas publikimit të një videoje të publikuar mbrëmë në mediat vendore, sipas së cilës ai bënte pazare korruptive lidhur me tenderët për hidrocentrale.

"Ju njoftoj zyrtarisht lënien e imunitetit tim, si shprehje e vullnetit politik për të kontribuar në luftën kundër korrupsionit dhe forcimit të shtetit ligjor”, ka deklaruar Meta gjatë një konference për shtyp.

Meta ka premtuar bashkëpunimin e plotë me Prokurorinë, duke shtuar se do t'i vërë asaj në dispozicion të gjitha provat që dëshmojnë pastërtinë e tij, por dhe ato që ai i quajti montazhe.

Ilir Meta përveç posteve në ekzekutiv është dhe kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, partia e dytë më e madhe në koalicionin qeverisës.

KOMENTE