English

Merren në mbrojtje dy femra 33-vjeçare

Durrës, 13 janar 2011, NOA- Ditën e djeshme në qytetin e Durrësit dy 33 vjeçare u morën në mbrojtje nga policia pas dhunës së vazhdueshme nga familjarët. Shtetasja me iniciale A.M, 33 vjeçe, banuese në Durrës, ka deklaruar pranë uniformave blu se ndaj saj është ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike nga bashkëshorti i saj, shtetasi Xh.M, 39 vjeç. Ndërsa shtetasja me iniciale V.D, 33 vjeçe, banuese në Durres, deklaroi në polici se ndaj saj ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike vëllai i saj, shtetasi K.D, 30 vjeç. Lidhur me këto denoncime policia nisi menjëherë hetimet, për të zbardhur dhe sqaruar rastet. a.y/NOA

KOMENTE